Adriana Kalaja reagon pas moszgjedhjes si Avokate e Popullit: Votat kundër tregojnë frikën e Kryeministrit
Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi dje Endri Shabanin si Avokatin e ri të Popullit. Adriana Kalaja, e cila siguroi më shumë vota nga Partia Demokratike për këtë post, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shpreh zhgënjimin e saj për mënyrën si u shkel kontributi i saj, si nga PD, ashtu edhe nga ish-kryetari Sali Berisha.
Kalaja komentoi praninë e kryeministrit në seancën e votimit duke theksuar se kjo ishte për shkak të “frikës mos rridhte një votë në favor të saj”. Ajo shtoi:
“Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve.”
Reagimi i plotë i Adrianës Kala-s:**
Fitorja ime e radhës……
Fakti që Kryetari i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri në fund “marrëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e radhës. Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregojnë frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, për sa kohë pranoi marrëveshjen me sorosistin Shabani. Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut, Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Drejtësisë.
Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit, i cili me “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij. Megjithëse sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat i Popullit dhe se do ta çoj deri në fund betejën time kundër narko-regjimit.
PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve.
