Japonia nuk gjen qetësi: Goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm
Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi bregun verilindor të Japonisë të premten. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi ngjarjen, duke bërë që Tokio të lëshojë një paralajmërim për cunami.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 02:44 GMT dhe u mat në një thellësi prej 16 kilometrash (9.94 milje) larg bregut të qytetit Hachinohe, në prefekturën Aomori, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, shkruan Anadolu.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami për pjesët veriore dhe verilindore të vendit dhe parashikoi valë deri në 1 metër në rajonet e prekura, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Autoritetet lëshuan gjithashtu urdhra evakuimi në disa qytete dhe u kërkuan njerëzve të zhvendoseshin në vende të sigurta, sipas transmetuesit publik NHK. Nuk janë raportuar anomali nga termocentralet bërthamore në rajonin e prekur.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme. Tërmeti i fundit i fortë goditi rajonin pasi autoritetet paralajmëruan më parë për dridhje të forta këtë javë.
