Ish-kryebashkiaku Rroshi në SPAK: Dëm 33 milionë lekë nga tenderat

Ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, është paraqitur sot në SPAK, shoqëruar nga avokati i tij. Paraqitja vjen pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shkelje të procedurave në lidhje me tenderat e bashkisë.

Rroshi, së bashku me 10 zyrtarë të tjerë, dyshohet se ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh. Ky dëm lidhet me procedurat e zhvilluara për tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimit të disa rrugëve.

Shkeljet janë identifikuar pas një auditimi të kryer nga KLSH për periudhën janar 2013 – dhjetor 2014. Gjatë auditimit u evidentuan 12 tendera me probleme, duke përfshirë projekte për rikonstruksionin e qendrës, rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.

Scroll to Top