Pas paralajmërimit të Berishës, Kryesia e PD mblidhet sot
Kryesia e Partisë Demokratike mblidhet sot. Siç paralajmëroi dje Sali Berisha gjatë një tur takimesh me qytetarët, nga Elbasani bëri të ditur se nesër do të mblidhet kryesia e PD-së për të vendosur datën e fillimit të protestave.
Kreu i PD-së u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, të cilat ai i cilësoi si një farsë. Ai u shpreh se “zgjedhjet nuk janë zgjedhje kur qeveria përdor të gjithë forcën e ekzekutivit, me dhjetëra mijëra punësime të përkohshme, leje ndërtimi, certifikata pronësie, leje legalizimi e të tjera, për të marrë votat.”
“Nesër në drekë mblidhet kryesia e PD-së. Vendoset me urgjencë për fillimin e revoltave e protestave,” u shpreh Berisha, duke theksuar se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë.
