Apartamenti u kthye në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohen 2 kolumbiane në Durrës
Policia e Kavajës ka vënë në pranga dy shtetase nga Kolumbia, të cilat përdornin një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për ushtrimin e prostitucionit.
Në pranga ranë L.S., 26 vjeçe, dhe M.P., 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për ushtrim prostitucioni”.
Po ashtu, për të njëjtën çështje u procedua në gjendje të lirë edhe një 22-vjeçar nga Burreli me iniciale E.M., për veprën penale “Prostitucioni”.
Si prova materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në lekë dhe valutë, tre aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta SIM.
Sipas njoftimit të policisë, hetimet treguan se të dyja shtetaset kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm.
