Netanyahu lobon për të bllokuar shitjen e F-35 drejt Turqisë

Si po lobon në heshtje Netanyahu që Turqia të mos pajiset me avionët F-35

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ndërmerr përpjekje diskrete për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara drejt Turqisë dhe Arabisë Saudite, duke shmangur çdo konfrontim publik me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas burimeve të cituara, shqetësimi më urgjent i Izraelit lidhet me Turqinë, sidomos në një kohë kur presidenti Trump ka shfaqur gatishmëri për Ankarasë dhe forcimin e lidhjeve ushtarake.

Netanyahu duket më i kujdesshëm për të mos provokuar Trump sesa për të sfiduar hapur planet amerikane, duke zgjedhur një strategji lobimi të heshtur brenda rrethit të ngushtë të presidentit.

Në një takim më 1 dhjetor me drejtues të kompanisë Lockheed Martin, Netanyahu ka diskutuar mënyra për të ruajtur avantazhin cilësor ushtarak të Izraelit në rast se vendet rivale në rajon pajisen me avionët e avancuar F-35.

Zyrtarët izraelitë janë veçanërisht të shqetësuar për Turqinë, duke përmendur deklaratat e mëparshme kërcënuese të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe frikën se teknologjia “stealth” e F-35 mund të dobësojë sistemet izraelite të paralajmërimit të hershëm.

Ndryshe nga përballjet e hapura me administrata të mëparshme amerikane, Netanyahu po shmang publikisht kundërshtimin, duke pranuar se një qasje e tillë mund të dëmtojë pozicionin e Izraelit. Ai ka kërkuar mbështetje nga zyrtarë amerikanë skeptikë ndaj Ankarasë, përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

Pas njoftimit të Trump për shitjen e F-35 Arabisë Saudite, Netanyahu deklaroi se Rubio kishte riafirmuar angazhimin e SHBA-ve për të ruajtur avantazhin ushtarak cilësor të Izraelit.

Aktualisht, Izraeli mbetet i vetmi vend në Lindjen e Mesme që operon avionë F-35, me 45 të tillë në shërbim dhe 30 të tjerë të porositur.

Scroll to Top