“Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës
Në prag të festave të fundvitit, ku kërkesa për mish gjeli rritet, fermerët lokalë përballen me vështirësi për të shitur prodhimin e tyre me një çmim të favorshëm.
Importi i gjelave të detit nga Greqia ka ndikuar ndjeshëm në tregun vendas, duke sjellë ulje të çmimit për gjelat e detit të rritur nga fermerët në zonën e Lushnjës. Kjo ka bërë që konsumatorët të orientohen drejt produkteve të importit, duke lënë në stok pjesën më të madhe të gjelave të rritur në mënyrë natyrale nga fermerët e Lushnjës.
Aktualisht, gjelat po shiten me 800 lekë/kg, një çmim që, sipas fermerëve, nuk arrin as të mbulojë koston e shpenzimeve.
Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet për të mbrojtur prodhimin vendas, si dhe për të rritur kontrollin mbi cilësinë dhe origjinën e produkteve të importuara.
