Aksident i rëndë në Tiranë: Përplasje mes makine dhe motori, një viktimë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit në Tiranë. Një automjet, drejtuar nga shtetasi me iniciale F.Gj., rreth 23 vjeç, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin B.T., rreth 40 vjeç.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë. Gjithashtu, pasagjerja në motomjet, shtetasja A. Gj., rreth 22 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtupsi i automjetit, shtetasi F. Gj., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.
