Parashikimi i motit për ditën e martë
Dita e martë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në vendin tonë. Pritet mot me kthjellime, por gjatë ditës do të ketë edhe vranësira kalimtare. Mjegulla ose mjegullina do të jenë të pranishme në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, sidomos në zonat luginore.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë. Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era mund të arrijë shpejtësi deri në 14 metra në sekondë.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.
