Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka bërë një deklaratë të pazakontë lidhur me vendimin që pritet të japë gjykata në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një emision televiziv, Lushtaku ka deklaruar se nëse ish-liderat e UÇK-së dënohen, qytetarëve të Kosovës duhet t’u jepet mundësia që të armatosen.
“Po u dënuan 4-shja, Kuvendi duhet t’ia lejojë çdo qytetari armatimin”, ka deklaruar Lushtaku.
Deklarata e fortë vjen në një kohë kur autoritetet e rendit në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë gjatë datës 16 shtator, ditë kur pritet të jepet vendimi në Hagë. Policia e Kosovës ka shtuar ndjeshëm masat për ruajtjen e rendit.