SPAK lëshon urdhër-arrest për Agasin, arrest shtëpie për Karçanajn

SPAK lëshon urdhër-arrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhër-arrest për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj.

Për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërkohë, për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj, janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

Ndërkohë, banesat dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. Mëngjesin e sotëm, dy skuadra me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të shoqëruar edhe nga patrulla të Policisë së Shtetit, kanë zhvilluar kontrolle në ambiente në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiraj. Bëhet fjalë për kontrollin e katër vendndodhjeve, përfshirë banesa në Durrës dhe Tiranë, si dhe biznese të zotëruara nga Ergys Agasi.

Scroll to Top