Sarandë/ Ngjarje e rëndë: 13-vjeçari plagos me thikë një 15-vjeçar
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar. Viktima ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.
