SPAK kundër Ballukut, Bardhi: Rama mbron veten

SPAK për Ballukun, Bardhi: Provë se Rama po mbron veten

Gazment Bardhi, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, u shpreh se dosja e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, sipas tij, provon se Rama nuk po mbron Ballukun, por veten e tij. Gjithashtu, ai nënvizon se dosja me të dhëna shtesë të dorëzuar në Kuvend e dokumenton këtë me prova.

“Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbron Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt, e kemi thënë që ditën e parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave”, theksoi Bardhi.

Scroll to Top