Çmimi i energjisë për vitin 2026 do të jetë 8.5 lekë/kilovat.
Për vitin 2026, çmimi i energjisë elektrike për qytetarët nuk do të ndryshojë. Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të lë në fuqi edhe për vitin e ardhshëm fashën prej 700 kilovatësh, e miratuar në janar të këtij viti.
Familjet që do të konsumojnë deri në 700 kilovatë në muaj, çmimi do të vijojë të jetë 8.5 lekë për kilovat, pa TVSH. Ky çmim është më i ulët se ai prej 9.5% që ka qenë deri në janar 2025.
