Bardhi i drejtohet Peleshit: Korrupsioni i Ramës nuk mbyllet

Gazment Bardhi i drejtohet Niko Peleshit: “Korrupsioni nuk mbyllet në kasafortë”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të mos i dhënë anëtarëve të Këshillit të Imunitetit provat lidhur me çështjen Balluku.

Bardhi i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke theksuar se korrupsioni i kryeministrit Rama nuk mund të fshihet apo mbyllet.

Sipas tij, SPAK ka detyrimin ligjor të paraqesë në Kuvend relacionin e saj, i shoqëruar me provat përkatëse. Ai kërkoi që këto materiale, së bashku me provat shoqëruese të relacionit dhe urdhrin e prokurorit të datës 16.12.2025, t’u vihen në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve.

Në reagimin e tij, Bardhi ka shkruar:

“Niko e ke gabim! Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike!”

“SPAK, sipas ligjit, ka detyrimin të sjellë në Kuvend relacionin, shoqëruar me provat mbështetëse. Këto nuk i sjellë për t’i mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për t’ua vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje.”

“Për të zbatuar ligjin nuk ka nevojë të pyesësh as SPAK, as Edi Ramën! Vendosi në dispozicion deputetëve materialin e plotë, përfshirë provat shoqëruese të relacionit dhe urdhrin e prokurorit të datës 16.12.2025.”

Scroll to Top