Plagosje me armë në Mamurras: konflikt gomash, autori kërkohet

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë xhirimi i gomave

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur në Mamurras. Sipas burimeve, i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia. Ai ka pasur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.

Të dhënat tregojnë se i plagosuri i kishte kërkuar autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat. Pas kësaj, i riu është përgjigjur me të shtëna, duke gjuajtur dy herë me pistoletë. Njëri nga plumbat e ka prekur në krah Pjetër Markun.

Ky i fundit po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Scroll to Top