Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një mesazh udhëheqësve europianë, duke kërkuar që fondet e ngrira ruse të përdoren për të ndihmuar Ukrainën.
Zelensky theksoi se në rast se nuk arrihet një marrëveshje për financimin e luftës në Ukrainë, Kievi do të përballet me një problem serioz. Ai shtoi se nëse nuk merret një qëndrim lidhur me këtë çështje, problemi do të bëhet edhe më i rëndë.
Në të njëjtën kohë, Presidenti Zelensky njoftoi se ditën e premte dhe të shtunën do të zhvillohen bisedime të reja midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si pjesë e negociatave për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.
“Të premten dhe të shtunën, ekipi ynë do të jetë në Shtetet e Bashkuara. Ai tashmë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët po i presin. Nuk e di se kush tjetër mund të jetë i pranishëm – ndoshta do të ketë edhe përfaqësues europianë”, tha ai.
