Rama zbulon detaje nga takimi kokë më kokë me Bashën

Rama flet për takimin kokë më kokë me Bashën natën e 17 majit 2017

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë detaje nga takimi me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili lidhet me të ashtuquajturën marrëveshje e 17 majit 2017. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama ka përshkruar bisedën private që ka zhvilluar me Bashën në një sallë të Kuvendit. Sipas tij, Basha “mori gjithçka që kërkoi” dhe gjithçka u realizua me mbështetjen e ish-kreut të PD, Sali Berisha.

Rama ka treguar se takimi u zhvillua vetëm mes tij dhe Bashës, ndërsa pjesëmarrës të tjerë të PD dhe aktorë të tjerë politikë u informuan më pas. Ai përshkroi gjithashtu momentin kur u vendos plani i marrëveshjes me pesë pika dhe mënyrën se si u diskutua drejtpërdrejt mes tyre, duke shmangur ndërhyrjen e të tjerëve.

Sipas kryeministrit, takimi ishte i qetë dhe miqësor, ndërsa marrëveshja u realizua pa tensione dhe Basha doli i kënaqur me rezultatet, duke marrë të gjitha ato që kërkoi.

INTERVISTA

Të më tregosh ndonjë detaj, çfarë ka ndodhur?

Edi Rama: Unë nuk mund ta lë pa e thënë atë që Luli i shkreti nuk mund ta thotë dot më. Unë e them, për Lulin, jo për vete. Çfarë do të dish ti? Sot pas kaq vitesh si ndodhi që u futën dy njerëz, bënë një marrëveshje, të gjitha i ndanë dhe u zgjidhën. Ndërkohë kishte një mosmarrëveshje që vinte prej vitesh?

Edi Rama: Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë, flet për rajonin, flet për Kosovën, për Malin e Zi dhe unë thashë: Çfarë muhabeti është ky? Një nga një të tëra, rajoni. Mbyllet rajoni dhe thotë: Sa i përket këtu, s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani thotë: Ne po ikim se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh? i them unë. Do e takoj më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika. Se s’po të them shumë detaje të tjera se do zgjatem. Si përfundim, i them unë mbrapa: Tani çfarë kjo tani, çfarë plani? Plani me pika pa pika. Po sikur të fillojë historia nga e para ose nga ana tjetër. Ti e ke bërë tënden, s’ke punë fare. Amerikan me një fjalë, shkurt muhabeti. Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz, i thashë, unë do i shkoj atje atij. Do i shkoj atje në takim. Leje tani tha, çfarë do i shkosh në takim atij. Do i shkoj në takim i thashë, më thuaj çfarë meraqesh ke. Unë u nisa për Elbasan se e ke Taulantin gjallë, se i thashë ma jep mua fjalën se do iki. Ku do shkosh? Do shkoj te Luli i thashë. Më thotë Gramozi: Ke ndonjë merak ti? i thashë unë. Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë? Tha: Dy gjëra kam merak unë: data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje. Aty ishin të gjithë këta. Brenda ishin të gjithë këta karavidhet dhe filluan muhabetet e tyre. U thashë: Unë nuk kam punë me ju, kam ardhur për këtë. S’kam lidhje me ju fare, çfarë më thoni mua. Si e more më vete? Edi Rama: Unë kam ardhur për ty, i thosha unë. Ai siç e ka atë stilin. Shihte të tjerët. Në një moment të caktuar i them: Do çohesh ti të vish me mua. Si me fol bashkë. Këta të tjerë, kush nuk e di. Fatmir Mediu më duket, nuk lëviz ky pa ne tha. Pse? i thashë unë, çfarë ju ka ky juve. Hajde i thashë, se po të pres te salla tjetër. Hajde i thashë, më mirë hajde ti te unë se sa të vijë raketa ty, i thashë. Raketa kisha parasysh goditjen që do ndodhte. Unë fola për një raketë që e dija, jo për raketa që do shkonin te Mali me Gropa. Dhe erdhi. Ça do? tha. Ulu. U futëm, është një sallë e madhe aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Fol e fol e fol. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo, unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë tha, se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze. Ti paska dorëzuar zgjedhjet që në atë moment. Kur të thotë kryetari i opozitës mos qesh kur flas unë.

Edi Rama: Mos ta bëjmë kështu. Ishte miqësore.

Ishte i kuptueshëm në marrëveshje?

Edi Rama: Ishte e thjeshtë fare, mori çdo gjë që kërkoi.

Çfarë bekimi mori atëherë se më the u bë me bekimin e Berishës? A ishit vetëm ju të dy tek për tek?

Edi Rama: Po, vetëm ne të dy, por unë u informova ndërkohë. Më informoi ai se u takuam prapë të nesërmen. Ishte tha, një gjysh i lumtur. Ty t’i mori në tavolinë pa biseduar me njeri?

Edi Rama: Aty jo. Hiri i të vërtetës e do që aty ai… I thashë, do marrësh të pyesësh. Merr pyet, i thashë se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes? tha. Unë i thashë një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen, tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha: Do japë bekimin. Edhe e dha bekimin.

Scroll to Top