Australiani shpall ditë zie kombëtare më 21 dhjetor dhe njofton programin e blerjes së armëve
Australia ka shpallur të dielën ditë zie kombëtare, duke shënuar një javë nga sulmi i dy personave të armatosur ndaj një tubimi hebre në plazhin e Sidneit, Bondi, njoftoi kryeministri australian Anthony Albanese.
“Kjo ditë do të jetë një mundësi për të qëndruar pranë komunitetit hebre, për ta përqafuar atë dhe për të ndarë dhimbjen e të gjithë australianëve”, tha Albanese. Ai njoftoi se vendi do të nderojë 15 viktimat të dielën, më 21 dhjetor.
Kryeministri australian njoftoi gjithashtu një program kombëtar për blerjen e armëve zjarri nga qytetarët, me qëllim zvogëlimin e numrit të tyre në qarkullim, pas sulmit në plazhin Bondi.
“Ngjarjet e tmerrshme në Bondi tregojnë se duhet të heqim më shumë armë zjarri nga rrugët tona”, tha Anthony Albanese.
