Rusia e gatshme për bisedime me NATO-n
Rusia ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në negociata me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), nëse ky i fundit është i gatshëm të braktisë qëndrimin e saj anti-rus dhe të angazhohet në dialog bazuar në respekt të ndërsjellë. Këtë deklaratë e bëri Vladislav Maslennikov, Drejtor i Departamentit të Çështjeve Evropiane të Ministrisë së Jashtme ruse, gjatë një interviste për gazetën “Izvestia”.
Sipas Maslennikov, Rusia pranon të zhvillojë një dialog bazuar në parimin e sigurisë së barabartë dhe të pandashme, duke treguar respekt dhe duke marrë në konsideratë interesat e ndërsjella.
Ai kujtoi se në vitin 2014, NATO hoqi dorë nga parimi i “bashkëpunimit në të gjitha motet” dhe ndërpreu të gjitha kanalet e komunikimit me Moskën. Drejtori i departamentit në Ministrinë e Punëve të Jashtme shtoi se aleanca e konsideron luftën kundër Rusisë si një përparësi, duke e cilësuar Moskën si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë të sigurisë për anëtarët e saj.
“Kursi konfrontues i NATO-s është i qëndrueshëm, të paktën në afat të mesëm, dhe nuk ka shenja se mund të ndryshojë. Përkundrazi, udhëheqja e aleancës deklaron se Rusia do të mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë edhe pas zgjidhjes së krizës ukrainase,” tha diplomati.
