Balluku Refuzon Mbledhjen e Mandateve për Imunitetin

Balluku refuzon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Ndërkohë që ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për Imunitetin, ku do të diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres Balluku, ajo ka refuzuar të marrë pjesë.

Ajo ka preferuar të qëndrojë në mbledhjen e qeverisë, që po mbahet aktualisht në Kryeministri.

Siç duket, Balluku i ka lënë në dorë kolegëve të saj socialistë detyrën për ta mbrojtur atë përpara tre prokurorëve të SPAK, mes tyre edhe kreun e ri, Klodian Braho.

Scroll to Top