Endri Shabani bëhet Avokati i ri i Popullit

Endri Shabani merr detyrën si Avokat i ri i Popullit

Endri Shabani, Avokati i ri i Popullit, mori sot zyrtarisht detyrën. Ky hap vjen një ditë pas betimit të tij para Kuvendit të Shqipërisë, duke shënuar fillimin e ushtrimit të mandatit kushtetues që i është besuar.

Prezantimi zyrtar i Avokatit të ri të Popullit përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit u realizua nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj. Ky procedurë u krye në përputhje me rregullat kushtetuese dhe në frymën e vijimësisë institucionale.

Scroll to Top