Kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci, është paraqitur sot në SPAK.
Ai është zyrtarisht nën akuzë, duke filluar nga prilli 2025, pothuajse tre javë para zgjedhjeve.
Beci, së bashku me gjashtë persona të tjerë, akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Të pandehurit e tjerë janë:
- Jonid Kazani
- Edlira Mitrushi
- Yllka Nishku
- Rudin Gjoni
- Adela Ruko
- Premtim Dauti
Nga hetimet ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, më datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)” me fond limit prej 69,500,000 lekë.
