Avokati i Belinda Ballukut kërkon tre javë kohë për tu njohur me dosjen, ndërsa prokurorët e SPAK pretendojnë se 5 ditë janë të mjaftueshme.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit u shoqërua me debate lidhur me provat e paraqitura nga SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku. Gjatë mbledhjes, avokati i saj, Adrian Kalia, kërkoi tre javë kohë për t’u familjarizuar me dokumentacionin. Megjithatë, prokurorët e SPAK vlerësuan se pesë ditë do të ishin të mjaftueshme për këtë qëllim.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka propozuar që mbledhja të shtyhet për datën 19 janar.
