Monika Kryemadhi opinioniste e re Big Brother VIP 5

Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, do të jetë opinionistja e re në Big Brother VIP 5.

Ajo do të bashkohet në këtë rol me Arbër Hajdarin, i cili mban këtë post për të pestin edicion radhazi.

Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi bën kalimin drejt botës së spektaklit, pasi më parë ajo ka deklaruar se po xhiron një film për jetën e saj, të titulluar “Me fat”. Kryemadhi ka pohuar se në këtë film ajo do të ketë një rol të rëndësishëm.

Scroll to Top