I dënuar për pastrim parash, Prokuroria konfiskon mbi 2 milionë euro pasuri
Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, janë konfiskuar mbi 2 milionë euro pasuri në pronësi të një shtetasi me inicialet R.Z., i cili është dënuar për pastrim parash. Ky rast përfshin konfiskimin e apartamenteve, truallit, njësi tregtare dhe një automjeti.
Personi në fjalë rezulton i dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim për këtë vepër penale. Në total iu konfiskuan:
- Dy njësi tregtare
- Dy apartamente
- Një tokë arë
- Truall
- Bodrum
- Një shtesë 4-katëshe
- Një automjet tip BMW
Njoftimi i plotë:
Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i dënuar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1922, të vitit 2019, u pranua kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, duke vendosur:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit R. Z për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, të parashikuar nga neni 287 pikat (a), (b), (c) i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 7 vite burgim.
- Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, ulja 1/3 (një të tretën) e masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin R.Z me 4 vjet e 8 muaj burgim.
- Konfiskimin e pasurive si më poshtë:
- Pasuri e paluajtshme, lloji “Njësi”, me nr.54/9-19, sipërfaqe totale 70m², vol.31, fq.87, zona kadastrale 8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z.
- Pasuri e paluajtshme, lloji “Njësi”, me nr.54/9-18, sipërfaqe totale 50m², VOL.31, fq.86, zona kadastrale nr.8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z.
- Pasuri e paluajtshme, lloji “Apartament”, me nr.pasurie 49/41 + 1-1, vol.31, faqe 180, sipërfaqe 159m², ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V.Z.
- Pasuri e paluajtshme, lloji “Tokë arë”, me nr.pasurie 105/13, vol.2, fq.19, sipërfaqe 5000m², zona kadastrale nr.2838, në bashkëpronësi të shtetasve S.Z, L.Z, E.Z, R.Z, V.Z etj.
- Pasuri e paluajtshme, lloji “Truall”, me nr.pasurie 49/41-T, sipërfaqe 105m², vol.34, fq. 117, zona kadastrale nr.8605, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.
- Pasuri e paluajtshme, lloji “Apartament”, me nr.pasurie 49+41+1-2, sipërfaqe 171m², vol.31, fq. 191, zona kadastrale nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.
- Pasuri e paluajtshme, lloji “Bodrum”, me nr.pasurie 49-41-B, sipërfaqe 181m², vol.31, faqe 179, zona kadastrale nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.
- Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, e ndërtuar mbi bazën e lejes së ndërtimit nr.2/446 datë 28/09/2011, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.
- Automjet i markës BMW, GM730D, në pronësi të shtetasit R.Z.
