Protesta e opozitës: Procedime penale dhe arrestime nga policia

Protesta e opozitës: Policia procedon penalisht 6 persona dhe arreston 4 të tjerë

Gjashtë persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë arrestuar në lidhje me protestën e djeshme të organizuar nga opozita.

Sipas deklaratave të Policisë, gjatë zhvillimit të protestës, disa individë nga radhët e protestuesve kanë hedhur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta drejt godinës së Kryeministrisë. Ky veprim ka shkaktuar dëmtimin e dy punonjësve të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, gjatë situatës së krijuar nga ky kaos, një qytetar është përfshirë nga flakët e një molotovi, duke pësuar djegie.

Pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zhvilluar një aksion pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet materiale të shkaktuara.

Scroll to Top