Një person ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur tek “pallatet e verdha” në Kamëz.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës.
Autori i dyshuar është identifikuar nga policia si shtetasi me iniciale F.Hj.
