Trafiku i rënduar ka bllokuar sot autostradën Tiranë-Elbasan, e cila vijon të jetë e bllokuar prej disa orësh.
Trafiku ka krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash, teksa një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja drejtimet e qarkullimit.
Raportohet se Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën.
Aktualisht, trafiku vijon të mbetet i pandryshuar.
Shkak i trafikut është edhe fluksi i lartë i qytetarëve që zgjedhin t’i kalojnë festat e fundvitit në zonat e juglindjes.
