Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar në spital për t’iu nënshtruar një operacioni të planifikuar për hernie. Sipas informacioneve të mediave ndërkombëtare, operacioni është kryer në spitalin DF Star dhe ka përfunduar me sukses, pa ndërlikime.
Bolsonaro ka pasur probleme shëndetësore që prej vitit 2018, kur u sulmua me thikë gjatë fushatës zgjedhore, ngjarje e cila ka kërkuar disa ndërhyrje kirurgjikale. Kohët e fundit, ai u diagnostikua gjithashtu me kancer të lëkurës.
Ndërhyrja kirurgjikale në fjalë ka pasur si qëllim riparimin e një hernie inguinale. Mjeku Claudio Birolini e ka përshkruar ndërhyrjen si “komplekse, por të planifikuar”.
Raportohet se Bolsonaro do të qëndrojë në spital edhe pesë deri në shtatë ditë të tjera.
