Lufta në Ukrainë/ Zelensky zhvillon bisedime me të dërguarin e SHBA dhe Kushner: Le të jetë diskutimi ynë i sotëm një hap tjetër drejt paqes
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner. Zelensky u shpreh se ata diskutuan dhe ndanë mendime rreth arritjes së një paqeje të qëndrueshme. Presidenti ukrainas gjithashtu i falënderoi ata për bisedimet konstruktive dhe punën e tyre intensive.
“Diskutuam disa detaje të rëndësishme të punës në vazhdim. Ka ide të mira që mund të kontribuojnë në një rezultat të përbashkët dhe paqe të qëndrueshme. Le të jetë diskutimi ynë i sotëm një hap drejt paqes”, tha ai.
