Dyshohet për sulm terrorist në Suedi: Shpërthim, të plagosur, autori u plagos për vdekje
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Suedi. Policia suedeze po heton një incident serioz në qytetin verior të Bodenit.
Gazeta ‘Aftonbladet’ raporton se disa persona të plagosur janë dërguar në spital. Ka informacione se është kryer një akt dhune dhe se autori është qëlluar nga policia.
Qyteti i Bodenit ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Rrethit Arktik dhe është selia e Regjimentit të 19-të të Këmbësorisë së Suedisë.
Zëdhënësi i policisë lokale njoftoi se ky ishte një incident serioz, në të cilin një ose më shumë persona u dërguan në spitalin në Sunderby për trajtim.
Sipas një banori vendas, të enjten rreth orës 13:00, në vendin e ngjarjes kishte disa makina policie dhe disa ambulanca. Banori raportoi se pa një person që po merrej me ambulancë. Ai gjithashtu raportoi se dëgjoi një shpërthim.
