Tragjedi familjare në Lihtenshtejn: 4 të vdekur

Tronditëse në zemër të Evropës: Gjenden të vdekur katër anëtarë të një familjeje në Lihtenshtejn

Dy burra dhe dy gra, të cilët ishin pjesë e së njëjtës familje nga Lihtenshtejni, u gjetën të vdekur këtë javë, njoftoi policia të enjten, ndërsa po heton rastin e pazakontë në principatën e vogël alpine.

Policia lokale bëri të ditur se trupi i një 41-vjeçari u gjet të mërkurën në anën zvicerane të bregut të lumit Ren, pranë Vaduzit, kryeqytetit të Lihtenshtejnit, një mikroshtet me 40.000 banorë, i kufizuar nga Zvicra dhe Austria.

Viktima rezultoi të ishte një punonjës i lartë në komunën e Triesen, në jug të Vaduzit, i cili ishte pezulluar nga puna disa ditë më parë për shkak të parregullsive në llogari, sipas policisë.

Më vonë, policia gjeti trupat e një 73-vjeçari dhe dy grave, të moshës 68 dhe 45 vjeç, në një apartament në Vaduz. Këta ishin prindërit dhe motra e punonjësit të bashkisë, konfirmoi policia.

Autopsitë janë duke u kryer për të përcaktuar shkakun e vdekjes së katër personave.

Scroll to Top