Aksident zinxhir në Japoni: 1 i vdekur, 26 të plagosur

VIDEO/ Aksident zinxhir në Japoni, dhjetëra makina të përfshira. Raportohet për një viktimë dhe 26 të plagosur

Një aksident zinxhir ka ndodhur në Japoni këtë të premte, duke përfshirë rreth 50 automjete. Si pasojë, një person ka humbur jetën dhe të paktën 26 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kanetsu. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se automjetet janë përfshirë nga flakët si pasojë e përplasjes së fortë.

Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.

Nga burime të huaja: “Over 50 vehicles involved in major crash on Japan’s Kanetsu Expressway in Minakami, Gunma Prefecture, at least 1 killed and 26 injured — Rapid Report (@RapidReport2025)”

Dhe: “Major accident on Kanetsu Expressway outbound line in Minakami Town, Gunma Prefecture, several injured – NHK — Volcaholic 🌋 (@volcaholic1)”

Scroll to Top