Protestë Demokratësh pranë banesës së Ramës, kërkohet dorëheqja

Demokratët marshojnë në protestë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel.

Një grup demokratësh ka marshuar në formë proteste në zonën e Surrelit, në periferi të Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes protestuesve ishin edhe deputetët Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Besart Xhaferri.

Protesta e demokratëve në zonën e Surrelit, ku ndodhet edhe banesa private e kryeministrit Rama, vjen në një kohë kur qeveria përballet me një sërë skandalesh. Mes tyre janë hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën është kërkuar edhe arrestimi, si edhe skandali i AKSHI-t, ku është zbuluar një grup që ka vepruar përmes formave kriminale.

Scroll to Top