Një punonjës i OSHEE-së u plagos në Shkodër pas një shpërthimi në njësinë elektrike të një pallati.
Ngjarja ndodhi në zonën e Perashit, në Shkodër, ndërsa punonjësi po kryente detyrën e tij për të lexuar matësin elektrik. Sipas informacioneve, shpërthimi dëmtoi njësinë ku ndodhej lexuesi i matësit. Për pasojë, punonjësi mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetën.
