Aksident i rëndë në rrugën Lushnje-Fier, kolaps trafiku
Një aksident i rëndë, ku u përfshinë tre automjete, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke shkaktuar një trafik të rënduar në këtë rrugë kombëtare.
Në përplasje u përfshinë dy automjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”.
Forcat e policisë së qarkullimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për menaxhimin e trafikut të rënduar.
Fillimisht, dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por pas verifikimit rezultoi se asnjë nga personat e përfshirë në aksident nuk ka pësuar lëndime serioze, duke bërë që ambulancat të kthehen bosh.
Automjeti tip “Benz”, pas përplasjes, ka përfunduar në kanalin përgjatë rrugës.
Fatmirësisht, nga ky aksident ka pasur vetëm dëme materiale. Trafiku u rëndua ndjeshëm, edhe pas mbërritjes së gjashtë efektivëve të policisë së qarkullimit rrugor në vendngjarje. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit e qytetit të Lushnjës.
