Shpërblim për Policët për Sezonin Turistik 2023

Punonjësit e Policisë do të marrin shpërblim në fund të vitit.

Punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin një shpërblim për punën e bërë gjatë menaxhimit të sezonit veror.

Në vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sqarohet se:

  • “Të shpërblehen punonjësit e policisë me gradë policore në strukturat vendore me motivacion ‘Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike’, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.”

Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore duhet të hartojë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.

Scroll to Top