VIDEO/ Nis Viti i Ri në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh në qiell
ZELANDA E RE – Mes një spektakli mbresëlënës fishekzjarresh, qytetarët e Zelandës së Re pritën Vitin e Ri 2026.
Zelanda e Re është shteti i dytë në botë që pret Vitin e Ri, pas Atolit Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve. Për disa minuta, atmosfera festive e ndërrimit të viteve mbizotëroi plotësisht.
Zelanda e Re, me kryeqytetin Auckland, ka hyrë në vitin 2026 në orën 12:00 sipas kohës shqiptare.
Siç është edhe traditë, viti i ri u prit me një spektakël fishekzjarresh, në një atmosferë të bukur dhe me urime për një vit të mbarë.
