Avionët amerikanë ndalohen të hyjnë në hapësirën ajrore të Venezuelës
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka ndaluar fluturimet e Shteteve të Bashkuara mbi Venezuelë për shkak të “rrezikut të sigurisë së fluturimit të lidhur me sulmet ushtarake”.
Agjencia ka lëshuar gjithashtu katër Njoftime për Misionet Ajrore (NOTAM) në orët e para të mëngjesit, të cilat mbulojnë katër rajone informacioni për fluturimet në dhe përreth Venezuelës: San Juan, Piarco, Maiquetia dhe Curaçao, raporton CNN.
Venezuela raportoi se disa zona të qytetit ishin pa energji elektrike. Qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA-në për kryerjen e një sulmi ndaj Karakës dhe shteteve Miranda, Aragua dhe La Guaira. Ndërkohë, Presidenti Nicolás Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
