SHBA sulmojnë Karakas/ Trump njofton se Maduro është kapur nga “Delta Force”, ministri i Mbrojtjes i Venezuelës: Do t’i rezistojmë trupave të huaja
Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, deklaroi se “Venezuela do t’u rezistojë trupave të huaja” përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Më herët, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, “ishte kapur dhe larguar nga vendi”.
Padrino Lopez shtoi se sulmi nisi nga forcat e armatosura amerikane në orët e para të mëngjesit në Venezuelë dhe goditi zonat e banuara. Ai gjithashtu tha se autoritetet po mbledhin informacione për viktimat, duke përfshirë të vdekurit dhe të plagosurit.
