Foto/ Trump publikon pamje të dyshuara të Maduros të prangosur
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një imazh të ri në platformën Truth Social, të cilin ai pretendon se tregon Nicolas Maduro të sjellë në bord të anijes USS Iwo Jima. Kjo anije, sipas deklaratave të mëparshme të Trump dhënë për Fox News, po transportonte liderin venezuelian drejt Shteteve të Bashkuara.
Pamja tregon një person, i cili dyshohet të jetë Maduro, me një maskë për sytë dhe kufje, i veshur me tuta gri.
