VIDEO/ Me pranga në duar, i shoqëruar nga agjentët e DEA, Maduro uroi për Vitin e Ri
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbërriti të dielën në Nju Jork, pasi u kap nga forcat amerikane. Maduro u arrestua pas një operacioni të zhvilluar në bazën e tij ushtarake në Karakas dhe sulmeve nga SHBA.
Ndërkohë, në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, lideri i Venezuelës shfaqet me pranga në duar, i shoqëruar nga agjentët e DEA. Maduro shihet i qetë dhe nuk ka ngurruar të urojë edhe Vitin e Ri, ndërsa shoqërohej nga agjentët.
