SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD kërkon mbledhje urgjente

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD: Këshilli i Imunitetit të mblidhet nesër

Anëtarët demokratë të Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve kërkojnë sërish mbledhjen e këtij Këshilli për nesër, me qëllim që t’i hapet rrugë arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Partia Demokratike e ka cilësuar antiligjore shtyrjen pa afat të mbledhjes, duke aluduar se kjo shtyrje po i jep kohë të pandehurës të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Një shqetësim të tillë e ka shprehur edhe vetë SPAK gjatë mbledhjes së 19 dhjetorit.

Scroll to Top