Reshje intensive shiu, përmbyten rrugët në Durrës
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë prej disa orësh qytetin e Durrësit kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Situata paraqitet problematike në disa akse kryesore të qytetit, përfshirë:
- Rrugën “Taulantia”
- Rrugën “Mars 91”
- Paralelen me portin e Durrësit
- Zonën pranë stadiumit në lagjen 18
- Rrugën afër shkollës “Qemal Mici” në lagjen 16
- Zonën e Shkozetit
Në shëtitoren e Vollgës rrugët janë të mbuluara totalisht nga uji. Si pasojë, lëvizja e mjeteve është e vështirësuar, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes.
