15 shqiptarë të bllokuar në portin e Brindizit, të larguar me forcë nga aeroporti
Rreth 15 shtetas shqiptarë, shumica prej tyre nga Durrësi, janë bllokuar në portin e Brindizit që nga dita e djeshme. Një qytetare ka denoncuar se autoritetet italiane i kanë larguar me forcë nga aeroporti, ku po prisnin të fluturonin drejt Rinasit. Arsyeja e dhënë nga autoritetet ishte se aeroporti do të mbyllej për 24 orë dhe nuk do të kishte fluturime drejt Tiranës.
Më pas, personat e interesuar janë udhëzuar të shkojnë në port dhe të presin tragetin. Disa nga personat e bllokuar raportohet të kenë probleme shëndetësore dhe kërkojnë që situata e tyre të bëhet publike dhe të marrë vëmendje.
