Humbi kontrollin e motorit, humb jetën 70-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kurtinë, të njësisë administrative Hysgjokaj. Viktima, 70-vjeçari Bajram Dingozi, ka humbur jetën pas një rrëzimi me motoçikletë.
Sipas policisë së qarkullimit rrugor, dyshohet se të moshuarit i ka rënë një arrest kardiak. Trupi i pajetë i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të spitalit të Lushnjës për ekspertizë mjeko-ligjore.
