Kryeministri Rama njoftoi 6 programe të reja për strehimin dhe 4 mijë kredi të buta që do të fillojnë në nëntor.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një reformë e re për të lehtësuar kostot e strehimit në vend do të zbatohet përmes gjashtë programeve të reja. Ai theksoi se prioritet i këtyre programeve do të jetë zbatimi i katër mijë kredive të buta për çiftet e reja. Këto kredi do të përfshijnë dy mijë kredi të buta me interes zero për apartamente me vlerë nën 60 mijë euro dhe dy mijë kredi me interes 3% për apartamente me vlerë mbi 60 mijë euro. Sipas Kryeministrit Rama, thirrja për aplikim do të hapet në muajin nëntor.
Ai shtoi se:
- Programi i parë: Banesat me qira. Ky program, i cili ka qenë në përdorim edhe më parë, do të trajtohet në një mënyrë të re. Dhënia e banesave sociale me qira do të bëhet më komplekse, duke mos u kufizuar vetëm te “prit të ndërtohet” dhe pastaj të presësh radhën e gjatë. Do të parashikohet ndërtim i ri, blerje direkte nga tregu, përshtatje e objekteve shtetërore dhe të konfiskuara. Përfshirja e bonusit të qirasë dhe partneriteti publik-privat do të garantojnë një ofertë të gjerë nga shteti.
- Programi i dytë: Pagesa me kosto të ulët, e cila lidhet me subvencionimin e shtetit për kreditë, duke aplikuar një kategorizim të ri.
- Programi i tretë: Përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël dhe zonat informale. Për zhvillimin e zonave të strehimit, jo vetëm për shtresat në nevojë, por edhe për shtresat e tjera do të ndërtohen blloqe banimi dinjitoze. Kryeministri shtoi se shtresat e pasura mund të blejnë, ndaj fokusi do të jetë te cilësia. Reforma do të përfshijë funksionimin e Entit dhe bashkive si një sistem i ri, dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të marrë më shumë kompetenca. Ky program nis së shpejti në Tiranë dhe po shqyrtohet nisja e tij edhe në zona të tjera.
- Programi i katërt: Ndërtimi i banesave të përkohshme dhe i infrastrukturës për personat e prekur nga fatkeqësi natyrore, përmbytje dhe zjarre.
- Programi i gjashtë: Ndërtimi i banesave për individët me aftësi të kufizuara.
