Izolohen familje në Xibër, Klos për shkak të reshjeve

Moti i keq/ Izolohen gjashtë familje në Xibër të Klosit

Si pasojë e reshjeve të shiut, gjashtë familje në njësinë administrative Xibër, Bashkia Klos, kanë mbetur të bllokuara për shkak të prurjeve të shumta të përrenjve të Xibrit. Sipas banorëve, që nga fillimi i punimeve për Rrugën e Arbërit, firma ndërtuese dhe pushteti vendor kanë premtuar ndërtimin dhe rikonstruksionin e urës, e cila u dëmtua pikërisht me nisjen e këtyre punimeve. Megjithatë, ata theksojnë se këto kanë mbetur vetëm premtime të pakënaqura.

Banorët shprehen se i janë drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse, por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje konkrete. Sa herë ka reshje shiu, ata përballen me izolim të plotë.

Ky problem, sipas tyre, zgjat prej vitesh dhe për shkak të mungesës së kësaj ure, shumë familje janë detyruar edhe të braktisin fshatin. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për t’i dhënë fund këtij izolimi të përsëritur.

Scroll to Top