Trump, NATO, dhe frika e Rusisë e Kinës

Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të

Trump: Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata nuk do të bëjnë të njëjtën gjë për ne

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë në mbështetje të NATO-s, edhe në rast se vendet aleate nuk do të ofrojnë ndihmë për SHBA-në.

Presidenti amerikan ka deklaruar se, pa ndërhyrjen e tij, “Rusia do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën tani”.

Dëshira e Trump për të blerë Grenlandën nga Danimarka ka shkaktuar tensione mes SHBA-së dhe anëtarëve evropianë të NATO-s gjatë javës. Kryeministrja daneze madje ka paralajmëruar se një veprim i tillë i SHBA-së do të shënonte fundin e aleancës.

“Unë vetëm i kam dhënë fund tetë luftërave dhe Norvegjia, një anëtare e NATO-s, zgjodhi në mënyrë të pamenduar të mos më jepte Çmimin Nobel për Paqen. Por kjo nuk ka rëndësi! Ajo që ka rëndësi është se unë shpëtova miliona jetë”, ka shtuar ai.

Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa praninë e Shteteve të Bashkuara, ndërsa nënvizoi se të gjithë janë me fat që ai ka rindërtuar ushtrinë amerikane gjatë mandatit të tij të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top